Kryeministrja e Australisë Julia Gillard është shfaqur në ekranet e televizioneve duke paralajmëruar se fundi i botës do jetë më 21 dhjetor ashtu sic parashikohet në kalendarin Maja. “Nga ferri do të dalin zombie dhe bisha djallëzore.që hanë mish njëriu”, është shprehur ajo.
Fillimisht të gjithë janë tmerruar nga këto deklarata por më pas është sqaruar se bëhet fjalë për një video promovuese të një emisioni radiofonik i cili do të merret me zhurmën mbi fundin e supozuar të botës më 21 dhjetor.
Pas kësaj, shumë prej të intervistuarve e e kanë quajtur budallallëk një veprim të tillë të kryeministres, ndërkohë që të tjerëve u është dukur argëtuese. Ndiqni videon!/alb-observer