Policia amerikane dhunon një endacak në sinagogë (VIDEO)

Një i pastrehë në New York të SHBA-ve jo vetëm që është rrahur brutalisht nga një grup policësh por tashmë akuzohet se ka sulmuar policët duke bërë rezistencë ndaj arrestit. Bëhet fjalë për një të pastrehë hebre i cili kishte gjetur strehim në një rifuxho por që u rrah nga policët që i kërkuan të largohej prej andej. Skena e rrahjes është është filmuar nga telekamerat e mbikëqyrjes së ambjentit dhe është publikuar në një faqe interneti, “crownheights.com” duke ngjallur indinjatë dhe zemërim tek ata që e kanë parë. Madje përfaqësuesit e komunitetit hebre, të cilët i kanë dalë në mbrojtje personit të pastrehë kanë kërkuar pezullimin e agjentëve të përfshirë në këtë incident. Megjithatë nga ana tjetër ai rrezikon deri në 5 vjet burg pasi policët kanë ngritur padi ndaj tij për dhunë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Tashmë gjithcka është në dorë të drejtësisë. Ndiqni videon dhe gjykoni!/alb-observer