Kush e ka nokautuar Chuck Norris-in me nje goditje? (VIDEO)

Helio Gracie, ishte themeluesi i shkollës më të famshme braziliane të arteve marciale, i cili edhe ka arritur që vetëm me një goditje të nokautojë Chuck Norrisin, ndërsa edhe vetë Chuck Norrisi e ka pranuar këtë dhe ka treguar se kur është zgjuar ka pasur dhimbje në qafë dhe fyt. Gracie ka vdekur në moshën 95-vjeçare, në vitin 2009, ndërsa mbetet një ndër personat e rrallë që ka arritur të mund legjendën Chuck Norris.
Gjithë ngjarjen e ka treguar edhe Chuck Norrisi, i cili ka zbuluar se si i ri ka shkuar në Brazil, pasi kishte ndëgjuar se atje kishte një shkollë të arteve marciale.
"Shkova në Brazil dhe dëgjova për familjen Gracie. Desha ti takoja dhe shkova në shkollën e tyre, e cila udhëhiqej nga Helio dhe djali i tij Rickson.Mendoja se pasi që kam rrypin e zi në xhudo, do të mund të ballafaqohesha me ta. Në fillim u ndesha me Ricksonin, i cili luante me mua në ring. Pastaj kërkova të ndeshesha edhe me Helion, mirëpo gjithëçka kujtoj ishte se më tha të godisja atë, dhe pastaj e mbaj mend vetëm kur u zgjova pasi u kthjella. Me një goditje më nokautoi, tha Norris gjatë një deklarate televizive./albtime