Nuk donte të shkonte në punë, ja si e pësoi…

Një ngjarje e çuditshme ndodhi në San Antonio të SHBA-së, ku një grua u gjend e lidhur në makinën e saj me litarë. Bëhet fjalë për Sheila Eubank, e cila njoftoi policinë me celularin e saj dhe i tha se një i panjohur e kishte lidhur me litar dhe e kishte kërcënuar me thikë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet. Por policët gjetën në çantën e saj një kupon lotarie që ajo kishte blerë pak më parë nga një dyqan aty afër. Për të qenë më të sigurt, ata përdorën kamerën e sigurisë së dyqanit, ku dukej qartë që gruaja 48-vjeçare kishte hyrë për të blerë llotarinë. Kështu, ajo u detyrua që të pranojë që inskenoi gjithçka vetë, pasi përtonte të shkonte në punë. Ajo u arrestua por më pas u la e lirë, pasi pagoi një garanci prej 100.000 dollarësh.