Historia e vajzës me sy jeshile që trazoi… autoritetet!

Një vajzë e racës së bardhë po lypte në rrugët e Meksikës dhe fotografia në facebook, mori dhen e trazojë botën! Është fotografia që ditët e fundit, shkaktoj trazira të shumta në internet. Në sajtin social facebook, u publikua fotografia e një vajze bionde me sy jeshil, teksa po lypte në rrugët e Meksikës. Menjëherë u dha alarmi, pasi karakteristikat e vajzës nuk ishin të njëjta me ato të meksikanëve. Kështu, autoritetet e Meksikës, nisën menjëherë të hetonin çështjen dhe të mblidhnin të dhëna rreth vogëlushes 5-vjeçare. Arritën të gjejnë familjarët e saj dhe komunikuan me gjyshen e vogëlushes –edhe ajo kishte sy jeshil- e cila u dorëzoi autoriteteve certifikatën e lindjes së 5-vjeçares me qëllim që të vërtetohej se ishte Meksikane. “Duhej të shikonim një vajzë të bardhë që të shqetësoheshim për rrëmbimet, pengëmarrjet si dhe për trafikim të fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre. Kurrë nuk kam parë fotografi të fëmijëve të njerëzve me ngjyrë apo të indianëve të qarkullojnë në internet dhe t’u kërkojnë njerëzve ndihmë”, shkroi Yali Noriega, siç dhe referon “Daily Mail”./albobserver