“Fëmija ynë është djalli, eci një muajsh dhe nxjerr flakë nga goja”

Duket si një skenar i filmave hollivudian ajo që po përjetojnë dy prindër nga Kolumbia. Ata besojnë se fëmija i tyre i vogël vetëm një muajsh është pushtuar djalli, pasi nuk ka një zhvillim normal dhe për më tepër nxjerr flakë nga goja. Nëna e tij, Ana Feria Santos e lindi fëmijën muajin e shkuar, por gëzimi i saj është kthyer në frikë pasi fëmija sapo mbushi katër javët që kishte ardhur në jetë filloi të ecte madje fshihet në shtëpi. Për më tepër ajo thotë se ai ka një shikim që të kall datë… Edhe komuniteti beson se ai është djalli i maskuar si bebe. Psikologët dhe mjekët do të mbajnë nën mbikqyrje fëmiljën tek i cili paraprakisht kaë vënë re edhe disa shenja dhune. Ata kanë lëshuar një paralajmërim për prindërit pasi besojnë se nga besimi i mbrapsh po e keqtrajtojnë atë.