Zbulohet varri më i lashtë i qytetërimit Maya! (VIDEO)

Një varrë i ri i një prijësi të Maya, zbuluan arkeologët në Guatemala. Bëhet fjalë për varrin më të lashtë të zbuluar ndonjëherë, citon alb-observer.com në Amerikën qendrore. Sipas analizave të kryera me karbon, ai daton nga 700 deri në 400 vjet para erës së re. Sipas BBC, arkeologët e kanë pagëzuar atë, “qiramarrësi” – K’utz Chman, që në gjuhën e Maya do të thotë Gjysh-shkabë, për shkak të një statuje antropomorfi me kokë shkabe që u gjend në brendisë të varrit. Shkaba, citon alb-observer.com, simbolizonte fuqinë dhe prosperitetin ekonomik dhe kryesisht nderonte figurat e vjetra të respektuara, kështu arkeologët besojnë se K’utz Chman mbante pozitë të lartë në hierarkinë shoqërore të Maya. “Ishte sigurisht një udhëheqës i madh”, deklaroi arkeologu që mbikëqyrte gërmimet, Miguel Oregon, duke shtuar: “Ai lidhi hendekun midis Olmec dhe kulturave të tjera të Maya në Amerikën Qendrore”. Në varrë nuk u gjendën fosile njerëzore, por në të u gjendën shumë bizhuteri me gurë gjysmë të çmuar. Në dhomën e nëndheshme u gjendën gjithashtu dhe gjashtë statuja femrash, të skalitura në gur./alb-observer.com/ Për më shumë ndiqni videon në vijim: