Të pafrytshme dolën përpjekjet për të shpëtuar një balenë që ishte izoluar në brigjet veriore të Spanjës.
Sipas agjencisë Reuters, balena me gjatësi 16.6 metra u gjend pranë qytetit San Sebastian. Anëtarë të organizatës joqeveritare Ambar që është në mbrojtje të gjallesave ujore, u përpoqën që t’i shpëtonin jetën, por nuk ia dolën dot mbanë.
Pas përpjekjeve të dështuara, ngordhja e balenës shkaktoi trishtim tek të gjithë njerëzit që ishin mbledhur pranë.
Balena fatkeqe peshonte 10 ton, pra gjysmën e peshës së saj të zakonshme dhe sipas veterinerëve, ka gjasa të vuante nga ndonjë sëmundje.
Ndiqni videon e mëposhtme.