
Duket sikur janë skena nga një film hollivudian, por në fakt bëhet fjalë për skena reale. Policia amerikane po ndiqte një makinë që sapo kishte kryer një vjedhje në një bankë në Santa Clarita të Kalifornisë.Por hajdutët po i hedhin paratë e vjedhura nga dritarja. Meqenëse ngjarja transmetohej live, shumë njerëz që mësonin lajmin në tv, dilnin në rrugë për të mbledhur paratë e hedhura.
Më në fund, policia arriti ta ndalojë makinën me hajdutët.