Skulptura misterioze 3000-vjeçare e Trinës në Parakas të Perusë (VIDEO)

Parakas (300-200 para erës së re), në jugun e Perusë pranë kufirit me Kilin, lulëzoi qytetërimi i Parakas.
Shumë zbulime të rëndësishme janë bërë në këtë rajon, ku veçojnë nekropolet, skalitjet gjigande prej tyre në rërë si dhe “triumfi” i Trinës në shpatin e një mali.
Një nga këto strukturat gjigande, pasqyron trinën e Andeve, mbi një shpat të madh rëre. Gjatësia e saj është 180 m. Kjo skicë e mistershme duket si nga ajri po ashtu dhe nga toka. Por, nëse dikush qëndron në vendndodhjen e saj, ajo nuk mund të shihet e plot, por vetëm vija të drejta.
Sipas arkeologëve, ky simbol përfaqëson Pemën e Jetës. Në të majtë të saj, duket një simbol tjetër. Por, misteri për dimensionet e mëdha dhe mesazhet që ai përcjell nuk dihen ende! Boshti i Trinës, nëse tejzgjatet në pjesën jugore deri në Ica (me bibliotekën misterioze të gurtë të Dr Cabrera) dhe pastaj drejtë nga Liqeni Titicaca dhe Tiachouanako, do të na shfaqet një dhomë e nëndheshme e perandorisë së para-Inkasve./alb-observer
Për më shumë në videon në vijim: