![rita ora red](https://lh3.googleusercontent.com/blogger_img_proxy/AEn0k_su-4ZVX0EZdF0UDud0SPlVy78af8sGQTp0V19S9iFEgXV_WxmPKnlW8ICGcvSM9AegBkchbXLHXQiw6ncrZZ39NbSS7dx__IOlkINOiJNyvjQkim9-qa65q_I48l0hz_ViTBfEug=s0-d)
Këngëtarja e lindur në Prishtinë, Rita Ora, në asnjë moment nuk e mohon origjinën e saj shqiptare, ajo flet me krenari për vendlindjen e saj. Kështu ka ndodhur edhe gjatë një interviste para fillimit të MTV European Music Awards.
Duke komentuar lindjen e saj në Kosovë dhe rritjen në Angli, gazetarët e kanë pyetur se cili është vendi i saj i preferuar në Evropë.
“Unë jam nga Kosova, çfarë duhet të them, Kosova! Por Londra është vendi ku jam rritur, prandaj është Londra dhe Kosova”, ka deklaruar Rita.