Eklipsi spektakolar që mahniti Australinë (VIDEO)

Një fenomen i pazakontë, i cili ka ndodhur për herë të fundit para 1300 vjetësh, është ndjekur nga mijëra njerëz në Australinë veriore, Bëhet fjalë për eklipsin e plotë të diellit i cili zgjati rreth 2 minuta ndërsa sipas burimeve zyrtare mbi 50 mijë njerëz vizituan Queensland për të përjetuar këtë fenomen. Shkencërisht eklipsi i plotë i diellit ndodh një herë në 18 muaj, por jo gjithmonë është e mundur për tu vrojtuar. Kështu mësohet se ky eklips ishte i pjesshëm në Zelandën e Re dhe Indonezi.
Shikojeni videon në vijim: