Bleona Qereti tani që ka marrë vrull, nuk ndalet. Ajo vazhdon të promovojë albumin e saj, i cili përmban edhe 3 bashkëpunime me Timbaland.
Bleona e nisi turneun nga Shqipëria, për të vazhduar më pas edhe në vende të tjera. Surpriza që bëri në Tiranë, ku solli Gipsy Kings, vazhdon edhe në Paris.
Ajo u shfaq në kryeqytetin francez me mikrofon në dorë për të kënduar në një nga sallat pariziane. Edhe këtu ajo nuk ishte vetëm, por këndoi bashkë me Gipsy Kings.