Policia franceze ka arrestuar shtatë persona me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia, që jetojnë në Francë, duke e shkatërruar një rrjet për trafikim njerëzor.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohen për blerjen e fëmijëve nga familjet kosovare dhe maqedonas për 1.000 € dhe më pas i kanë shitur në Evropë me një çmim deri në 10.000 €.
Siç mëson Albtime.com, fëmijët nuk janë përdorur për rrjetet pedofilie, për prostitucion dhe nuk janë maltretuar ata thjesht i kanë ruajtur si njerëz normal dhe më pas i kanë shitur. Në mesin e viktimave janë gjetur edhe dy vajza që ishin shitur në Belgjikë dhe Francë. Pasi që i kanë arrestuar blerësit, vajzat që ishin në moshën 19vjeçare janë kontrolluar nga policia, por në to nuk është gjetur ndonjë lëndim apo ngacmim./albtime.com