
Një zjarrfikës nga qyteti rus, Staropol, me një veprim heroik arriti që ta shpëtojë një vajzë 16 vjeçare, e xila dëshironte që të bëj vetëvrasje duke u hedhur nga një ballkon i katit të 12-të.
E gjithë drama zgjati rreth 40 minuta, ndërsa zjarrfikësi i guximshëm rrezikoi me vetëdije jetën e tij për ta shpëtur vajzën adoleshente me emrin Farida.
Vajza e dëshpëruar po qëndronte buzë ballkonit, ndërsa për t’ja mbushur mendjen që të mos e vras veten nuk arritën që ta largojnë as fqinjët, e as kalimtarët e rastit, të cilët të tmerruar po e shikonin dramën.
- Farida, mendo për familjen. Mos bën marrëzira, zbrit, thërriste turma, ndërsa edhe një negociator profesional për raste të tilla, nuk arriti që ta bind që të largohet nga skaji i ballkonit.
Në momentin kur vajza po bëhej gjithnjë e më nervoze, dramën e ndërpreu zjarrifikësi i guximshën , i cili u përvodh nga kulmi i ndërtesës.|albtime|