Një punëtorë Kinez përfundoi në repartin
kirurgjik ngase kishte marrë lëndime gjatë punës duke iu ngulitur
thupra metali në pjesën e shpinës.
Punëtori i quajtur Zeng punonte në
ndërtimin e urës Tajzu në një provincë në Kinën Lindore. Njëra nga
makinat rrotulluese kishte pësuar defekt dhe kishte filluar të hedh
thupra metali me shpejtësi të madhe të cilat e goditën pas shpine. Në
spitalin kirugjik kishin ardhur edhe zjarrëfiksët të cilët me mprehësen e
tyre kishin prerë thuprat e metalta që më pas kirurgët të kenë më të
lehtë nxjerrjen e tyre jashtë.