Dubai duket si në filmat fantastiko- shkencorë (FOTO)

Ju kemi sjellë edhe më parë foto se si është transformuar Dubai gjatë këtyre viteve, por edhe foto të qiellgërvishtësve të këtij super- qyteti, të cilat dalin mbi mjegullën dhe duket sikur qyteti është mbi re.
Në këto foto të tjera shihet se si disa qiellgërvishtëse ngrihen lart mbi re, mes tyre shquan ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.
Ky det me mjegull është një fenomen natyror që ndodh kur temperaturat bien dhe lagështia ndesh në ajrin e ftohtë.
Fotot janë realizuar nga gjermani Bjoern Lauen.