Pasagjerët e një anijeje u bënë dëshmitarë të një incidenti të rrallë!
Një balenë, citon alb-observer.com, teksa po notonte sipas “dëshirës” së saj, iu afrua shumë një jahti që ndodhej para anijes së turistëve, duke rënë mbi të dhe duke e fundosur atë.
Por, turistët që u gjendën në vendngjarje, në vend që nxitonin për të ndihmuar pasagjerët e jahtit, vazhduan të filmonin dhe të shijonin pamjet e rralla, që vinin nga “përbindëshat” e detit.
Madje, dëgjohen qartë të qeshurat dhe gëzimi i tyre, në videon që u publikua në YouTube.
Është karakteristike, pasi neglizhenca e tyre nuk kaloi pa u vënë re, madje pjesa më e madhe e shikuesve të videos i stolisën ata me komente nga më pikantet… duke detyruar personin që publikoi videon të rrëfehet dhe të komentojë se nuk ishte ai krijuesi i kësaj videoje./alb-observer.com/
Ndiqni në vijim incidentin me balenën tek fundos jahtin: