Pas disa kilometrave vozitje, hajni është ndalur, ka zbritur prej makinës, dhe ka vrapuar drejt rrugës. Pastaj u ndal e nxorri pistoletën dhe kreu vetvrasje, pasi që më herët kishte shtënë edhe drejt policisë.
Moderatori Shephard Smith, i cili raportonte ngjarjen dirket, kur e pa skenën, mënjëherë filloi të kërkonte nga regjisori të kalojë në publicitet, mirëpo ishte tepër vonë pasi që videoja veçmë ishte parë nga miliona njerëz. Pastaj ajo u shpërnda me një shpejtësi nëpër sajte të ndryshme në internet.
Nga televizioni "Fox News", mënjëherë kanë kërkuar ndjesë për një skenë të tillë duke thënë se nuk e kishin menduar se do të ndodhte vetvrasje./albtime