Qeni i Barak Obamës na tregon Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Qeni më i famshëm në botë është pa dyshim qen Bo, pjesë e familjes së presidentit amerikan Barak Obama. Këto ditë qeni Bo është bërë akoma edhe më i famshëm, falë videove që kanë kaluar në internet. Detyra e tij është që të kontrollojë të gjitha cepat e Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë mundësinë njerëzve për të parë zbukurimet e Shtëpisë së Bardhë gjatë Krishtlindjeve. Parashikohet që mbi 90.000 njerëz të hyjnë në këtë ndërtesë emblematike gjatë festave dhe sigurisht që Bo do të jetë aty për t’i mikpritur.

Ndiqni videon e mëposhtme: