Europianët befasojnë! E suksesshme prova e bombarduesit të parë pa pilotë! (video)

U realizua me sukses prova e parë fluturuese e avionit të parë ushtarak Europianë pa pilotë më Francën jugore. Avioni pa pilot i quajtur “nEUROn”, u ndërtua nga kompania Dassult Aviation në bashkëpunim me shumë kompani të tjera Europianeqë kooperojnë në fushën e mbrojtjes. Avioni pa pilotë realizoi një fluturim prej 25 minutash në një zonë të caktuar, në Francën jugore i shoqëruar nga një avion tjetër ushtarak i aviacionit francez tip Rafale. Sipas krijuesve të këtij avioni, bëhet fjalë për mrekullinë e mbrojtjes së Europës, që përbën gjithashtu pjesë e programit FCAS (Future european fighter Combat Air System), që parashikon përshtatjen harmonike dhe ndërrimin deri në vitin 2030 të gjithë avionëve të sotëm luftarak të Europës siç janë Rafale, Eurofighter dhe Gripen. Ky program filloi në vitin 2003 dhe Dassault Aviation në bashkëpunim me shumë kopani të tjera Europiane, siç ajo italiania Alenia Aermacchi, suedezja Saab si dhe shumë të tjera nga Spanja, Zvicra etj. Sipas specialistëve të fushës së mbrojtjes dhe sistemeve kundërajrore dhe të aeronautikës, Neuron konsiderohet si një mrekulli e teknologjisë, edhe pse pesha e tij arrin në 7 ton dhe hapja e krahëve është e njëjtë e një avion luftarak Rafale në radar, por falë teknologjisë “Stealth” ai shfaqet në radar si një harabel!/alb-observer


Ndiqni në vijim pamje nga ky “përbindësh” i aviacionit Europianë: