Kjo është vjedhësja më idiote që keni parë ndonjëherë - VIDEO

19 vjeçarja Hanah Sabath nga Stromsburg, Nebraska, në një mënyre mjaft amatore ka bërë që të kapet nga policia, pasi kishte kryer një vjedhje.
Hanah, javën e kaluar ka vjedhur një automobil, ndërsa më pas ka kryer edhe një vjedhje të armatosur në një bankë. Ajo duke dashur që të lavëdrohet se si ka ardhur deri te paratë dhe automobili, duke treguar vjedhjen në një video që e ka bërë publike në "Youtube".
"Sapo vjedha një automobil dhe një bankë. Tani jamë më e pasur. Me këto para do të paguaj kolegjin, ndërsa pas do ti shpenzoj në shoping - ka shkruar vajza në video, duke shtuar se është duke jetuar ditën më të mirë të jetës së saj.
Duhet pranuar se vjedhje e kishte kryer në mënyre profesionale, mirëpo ka harruar se edhe polica ka ndëgjiar për internetin dhe Youtube-n./albtime