Zbulohet një varr i lashtë i fisit Maja (VIDEO)

Një varrë i ri i një prijësi të Maya, zbuluan arkeologët në Guatemala. Bëhet fjalë për varrin më të lashtë të zbuluar ndonjëherë në Amerikën qendrore. Sipas analizave të kryera me karbon, ai daton nga 700 deri në 400 vjet para erës së re. Sipas BBC, arkeologët e kanë pagëzuar atë, “qiramarrësi” – K’utz Chman, që në gjuhën e Maya do të thotë Gjysh-shkabë, për shkak të një statuje antropomorfi me kokë shkabe që u gjend në brendisë të varrit. Shkaba, citon alb-observer.com, simbolizonte fuqinë dhe prosperitetin ekonomik dhe kryesisht nderonte figurat e vjetra të respektuara, kështu arkeologët besojnë se K’utz Chman mbante pozitë të lartë në hierarkinë shoqërore të Maya. “Ishte sigurisht një udhëheqës i madh”, deklaroi arkeologu që mbikëqyrte gërmimet, Miguel Oregon, duke shtuar: “Ai lidhi hendekun midis Olmec dhe kulturave të tjera të Maya në Amerikën Qendrore”. Në varrë nuk u gjendën fosile njerëzore, por në të u gjendën shumë bizhuteri me gurë gjysmë të çmuar. Në dhomën e nëndheshme u gjendën gjithashtu dhe gjashtë statuja femrash, të skalitura në gur./alb-observer.com/ Për më shumë ndiqni videon në vijim: