Me anë të një transparenti hapur në tribunë gjatë ndeshjes së 1/8 finale të Kupës së Serbisë, mbështetësit e ekipit të Novi Pazarit “Ekstremistët” iu janë përgjigjur transparentit të serbëve në Banjica, kur përkrahësit e Radit u tallen me viktimat e Srebrenicës, duke kërkuar shpjegimin e ilustrimit me një thikë e të telave me gjemba (Noz zica Srebrenica - Thika teli me gjenba Srebrenica). Boshnjakët e dhanë përgjigjen në këtë pyetje gjatë ndeshjes kundër Radit të Beogradit me transparentin, në të cilën thuhej "U zgjidh rebusi: zemra, veshkë, mushkëri, rroftë shtëpia e verdhë (Resen Rebus - srce, bubreg, pluca - zivela zuta kuca)", duke aluduar në faktin se "vetëm kjo është zgjidhje për serbët.Shikoni videon në vijim: