Spanjë, toka çahet më dysh! (FOTO)


Një çarje e tokës me gjatësi prej 1.5 km, u shfaq papritur në jug të Spanjës. Çarja përfshiu rajonet e El Esparragal dhe të Puerto Lumbreras që ishin përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm ditët e shkuar. Surpriza dhe frika, citon alb-observer.com, janë të mëdha për banorët dhe pronarët e banesave në zonën e përmbytur, të cilët nuk mund ta shpjegojnë këtë dukuri. Vitin e shkuar, në muajin maj, rajoni ishte goditur nga një tërmet 5.1R, i cili si pasojë e thellësisë së tij të vogël, që arrinte në 1 km, shkaktoi dëme të mëdha. Ndërkohë, thellësia e çarjes së tokës arrin nga 3 deri në 5 m. Në vendngjarje kanë mbërritur teknikë të shërbimit të qytetarit, si dhe gjeolog dhe sizmolog të Institutit të Sizmologjisë dhe të Shërbimit Kombëtar të Gjeologjisë, të cilët ende nuk janë në gjendje të japin një shpjegim, se cila ishte arsyeja që shkaktoi këtë dukuri