Në Singapur është shumë vështirë që të gjeni vend për parkimin e veturës suaj, sidomos nëse keni veturë luksoze të cilën nuk mund ta lini kudo.
Për ata që e kanë xhepin më të thellë, sistemi i parkimit Sky Garage Apartments është zgjidhje e vërtetë.
Bëhet fjalë për apartamente luksoze ku përveç pronarit, aty mund të vendoset edhe vetura e tij. Është interesante se vetura nuk vendoset në garazhë, por në dhomën e ndenjes së pronarit.
Pronari vetëm duhet ta vendos makinën e tij në ashensor, i cili e sjell makinën direkt në apartament.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme se si funksionon sistemi i parkimit të veturave Sky Garage Apartments.|albtime|