“E çuditshme” lopa ndërpreu ndeshjen e futbollit! (Video)

Tashmë jemi mësuar që ndonjë ndeshje të ndërprehet pasi kafshët janë futuar në fushë. Vetëm disa javë më parë kishim shembujt e maces së zezë që hyri në fushë gjatë një ndeshje të skuadrës Toronto FC e më pas një ketër u shfaq gjatë një dueli të tenisit në US Open.Megjithatë, në Poloni ka ndodhur diçka e pazakonshme. Një ndeshje e futbollit në një vend rural u ndërpre nga një lopë.Pronari i saj bëri çmos që ta largojë atë nga fusha, për argëtimin e futbollistëve dhe spektatorëve. Shikojeni vet./Kohasport   Shikojeni videon në vazhdim: