Rita Ora e "kall" skenën në X-factor (VIDEO)

Londër, 9 dhjetor – Rita, padyshim qe ka pasur një nga javët më të vështira në jetë e sidomos përcjellë skandalin me Rob Kardashian,por, kur vije puna tek karriera, ajo ka dëshmuar që asgjë nuk e ndalon t’i realizoj planet e veta. Duke vërtetuar se ajo vërtetë është e pandalshme, Rita ka performuar mbrëmë  në natën finale të, “X Factor” në Angli, duke ndezur publikun me hitet e saj, “RIP” dhe “How we do”. Kur jemi tek performanca e saj, duhet cekur qe edhe kësaj radhe sikurse herëve të tjera, Rita ka mahnitur me paraqitjen e saj. Ajo kishte veshur një kostum të zi kombinuar me një xhaketë shumë ngjyrëshe ndërkaq, stlili i saj retro, ngjante me një vajzë të viteve 90-ta.