Nuk ishte truk por një incident i rëndë, ajo që ka ndodhur me magjistarin amerikan Wayne Houchin. Ai ka mbetur i lënduar rëndë në fytyrë, pasi prezantuesi i një spektakli televiziv në Republikën Domenikiane, e ka mbuluar me një lëng të djegshëm.
Nuk dihen ende motivet e gjestit të Franklin Barazarte, drejtuesit të programit “Closer to the Stars”, i cili ka hedhur në kokën e Houchin, “Ujin e Floridës”, lënd që përdoret gjatë riteve vudu. Ndoshta ishte menduar të ishte një start i mirë i spektaklit, por diçka nuk ka shkuar mirë.
Magjistrati ka pësuar dëmtime në duar, kokë dhe fytyrë. Gjendja e tij nuk është e rëndë dhe Houchin ka dal nga spitali, por është paralajmëruar një betejë ligjore mes magjistarit dhe drejtuesit të emisionit, që sipas viktimës, ka kryer “një akt kriminal”.
Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë: