Zbulohet njeriu më i lumtur në botë!

SHBA - Neurologët nga Universiteti amerikan i Wisconsinit kanë skanuar trurin e Matthieu Ricard, një person i besueshëm i liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, dhe e kanë shpallur njeriun më të lumtur në botë. Apo, mbase më i lumturi që shkencëtarët njohin...
Skanimet e trurit të këtij mendimtari budist kanë treguar se materia gri e trurit të tij, ndërsa është duke medituar, emeton atë sasi të valëve gama që “kurrë nuk është hasur më parë në literaturën neurologjike”. Valët gama ndërlidhen me kujtesën, të mësuarit, vëmendjen dhe ndërgjegjësimin. 66-vjeçari Ricard ka studiuar për gjenetikë molekulare, por dhjetë vjet më parë e shkatërroi karrierën e tij shkencore për t’iu përkushtuar fesë. Ai pohon se të gjithë mund të jenë të lumtur në qoftë e trajnojnë trurin e tyre. Sipas 66-vjeçarit ndjenja e lumturisë mund të rritet me meditim, në të njëjtën mënyrë siç ushtrohen muskujt me ngritjen e peshave. "Mekanizmi i gëzimit dhe vuajtjeve është ajo që budizmi është përpjekur për ta zbuluar. Ajo është shkenca e mendjes", - thotë Ricard. Neurologu Richard Davidson para katër vitesh e ka studiuar trurin e tij përmes 256 sensorëve, në kuadër të hulumtimit të neuroplasticitetit, apo aftësisë për ndryshime të trurit të njeriut. Shkencëtarët kanë vërtetuar se gjatë 12 vjetëve të meditimit të rregullt, të gjatë e të shkurtër, me balancimin e dhembshurisë dhe emocioneve, truri i tij funksionon ndryshe nga personi mesatar. Studimi arriti në përfundimin se duhen vetëm 3 javë të meditim të rregullt nga 20 minuta, për çdo person që jeton me ritmin e rëndomtë, që truri të pësojë ndryshime pozitive. Testet kanë treguar se në korteksin e tij është jashtëzakonisht aktiv korteksi i majtë paraballor, një pjesë e trurit që rrit kapacitetin për lumturi dhe redukton negativitetin. Matthieu Ricard jeton me kohën e ndarë në 3 pjesë: njërën e kalon në izolim dhe meditim në tempujt budiste, të dytën në udhëtime nëpër botë me Dalai Laman, të tretën duke iu përkushtuar kërkimeve shkencore dhe angazhimit social./bw