Autogoli i vitit (VIDEO)

Ndeshja në Athinë në mes Panatinaikosit dhe Lacios ka mbaruar me çrregullime të mëdha në tribuna dhe një kaos të vërtetë nëpër kryeqytetin grek. Por në terren ishte shënuar një autogol e paparë që mund të konkurrojë për njëri nga golat më qesharakë në këtë sezonë. Autogoli ishte vepër e Gjurkas Seitaridis i cili pas moskuptimit me portjerin e ekipit të tij, Orestis Karnezis e vendosi qetë topin në rrjetën e tij. Por si fat në fatkeqësi ekipi i tij Panatikaikos arriti ta barazojë rezultatin në minutën e fundit dhe të marrë një pikë.