Shikoni operacionin e shpëtimit të elefantit të vogël që kishte rënë në një pus (VIDEO)

Një elefant i ri, i cili kishte humbur kopenë e tij, kishte rënë në një pus në fshatin Bundu, në shtetin lindor indian Jarkand, ku ishte i bllokuar për dy ditë të tëra. Banorët e këtij fshati kishin dëgjuar klitmat e kësaj kafshe që ishte e vjetër diku tetë muaj, kishin njoftuar ekipet shpëtimtare.
Ekipi i pylltarëve ditën e ardhshme me ndihmën e një eskavatori kishin hapur një dalje që ta ndihmojnë elefantin e vogël të dal nga pusi. I gjithë operacioni i hapjes së kanalit kishte zgjatur diku pesë orë.
Por, kafsha e frikësuar, pas daljes menjëherë ishte bllokuar nën eskavator, kështu që shpëtimtarët u detyruar që ta zhvendosin makinën që përfundimisht elefanti i vogël të lirohet.
Shikoni videon në vijim: