Polici rregullon komunikacionin duke vallezuar (VIDEO)


Një polic nga Rhode Island në Shtetet e Bashkuara tradicionalisht vallëzon para festave të fundvitit, teksa drejton komunikacionin në rrugë.Polici Tony Lepore që nga viti 1984 i argëton vozitësit dhe këmbësorët në vendin e quajtur Providence me vallëzimin e tij tashmë të njohur. Edhe pas daljes në pension, ai nëntë ditë brenda vitit e realizon performancën e tij në rrugë. “Vallëzoj mirë, ndërsa gjithmonë kam dashur të jem argëtues. Kam bërë disa rrotullime dhe lëvizje me duar. Njerëzve u ka pëlqyer”, ka treguar polici.