Spanjë, dështuan përpjekjet për shpëtimin e balenës (VIDEO)

Të pafrytshme dolën përpjekjet për të shpëtuar një balenë që ishte izoluar në brigjet veriore të Spanjës. Sipas agjencisë Reuters, balena me gjatësi 16.6 metra u gjend pranë qytetit San Sebastian. Anëtarë të organizatës joqeveritare Ambar që është në mbrojtje të gjallesave ujore, u përpoqën që t’i shpëtonin jetën, por nuk ia dolën dot mbanë. Pas përpjekjeve të dështuara, ngordhja e balenës shkaktoi trishtim tek të gjithë njerëzit që ishin mbledhur pranë. Balena fatkeqe peshonte 10 ton, pra gjysmën e peshës së saj të zakonshme dhe sipas veterinerëve, ka gjasa të vuante nga ndonjë sëmundje. Ndiqni videon e mëposhtme.