"Obama" ne stilin Gangam (VIDEO)

Parodia me presidentin amerikan ka tërhequr vëmendjen e mijëra qytetarëve nga Kina. Nëse kinezët do të kishin mundësi të votonin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Mitt Romney do të ishte i humbur, pasi ata mbështesin krejtësisht Obamën.
Kjo edhe falë suksesit që po regjistron në rrjetet sociale kineze Reggie Brown, sozia e presidentit demokrat, që ka regjistruar një parodi të hitit të momentit "Gangnam Style". I shoqëruar nga një "Zonjë e Parë" e sajuar, sozia e Obamës kërcen në stilin e këngës së PSY, aq sa ka tërhequr vëmendjen e qindra mijëra kinezëve, shumë prej të cilëve madje kanë besuar se ai ishte vërtet Barack Obama.