Kështu e pëson kur harron çelësat!

Kështu e pëson kur mbetesh jashtë pasi harron çelësat në shtëpi! Bukuroshja që do shikoni në video, mbeti jashtë dhe e vetmja mënyrë për të hyrë brenda ishte që të hynte nga dritarja që për fat të mirë, e kishte lënë hapur. Por ja që dritarja ishte goxha e lartë dhe për të arritur aty (ku ta gjente shkallën), kërkoi ndihmën e kalimtarëve. Vetëm se nuk i kishte bërë mirë llogaritë. Fundi i saj ishte shumë i shkurtër, duke e argëtuar jashtë mase kalimtarët. Ajo u përpoq disa herë të arrinte dritaren e hapur, por e humbte ekuilibrin dhe… prapë nga e para. Edhe ata “të shkretët” nuk kishin faj! Nga do ta kapnin që mos ta linin të rrëzohej?!