Dmitry Medvedev: “Kam dosje me dokumente top-sekret për UFO-t” (VIDEO)

Ka shokuar mbarë opinion botorë deklarata e “paqëllimtë” e kryeministrit dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, se ai di shumë mirë se ku jetojnë Jashtëtokësorët në Rusi! Medvedev e ka bërë këtë zbulim në kanalin televiziv rusë, teksa po bisedonte me gazetarin e televizionit në fund të emisionit dhe me mendimin se kamerat dhe mikrofonat ishin mbyllur. Medvedev pohon se çdo president i vendit, kur merr këtë post, merr gjithashtu dhe valixhen me kodet bërthamore, si dhe një dosje top-secret të shërbimeve sekrete të vendit, në të cilën raportohen vendndodhjet e Jashtëtokësorëve në rusi dhe aktiviteti i tyre në këtë territor!”
Madje, Medvedev, shkon dhe më tej duke i thënë gazetarit: “Nuk mund të zbuloj numrin e saktë të jashtëtokësorëve, pasi do të shkaktoj panik”. Gjithashtu kryeministri rus këshillon të shikojmë filmin M.I.B (Meshkujt në të Zeza), sepse ky film jep disa detaje dhe versione të vërteta se çfarë bëjnë në realitet këto shërbime sekrete, të cilat janë përgjegjëse për “lëvizjet e jashtëtokësorëve në territorin e Rusisë!”.

Ndiqni në vijim videon e “fshehtë” të Dimitry Medvedev: