SOHO “kap” një objekt që ngjan një rakete me drejtim nga Dielli! (video)

Siç edhe u kemi informuar edhe më parë, kohët e fundit aktivitetit i “zhvilluar” i Diellit ka vënë në dilemë shkencëtarët e NASA-s dhe të CERN! Kjo për vetë faktin se siç dihet, dielli është një trupo qiellor me temperatura shumë të larta, citon alb-observer.com dhe se çdo objekt apo turp tjetër qiellor që do t’i afrohej do të shkrihej! Atëherë lind pyetja: - Çfarë janë ato objekte që hyjnë dhe dalin nga atmosfera e diellit? Aktiviteti i zhvilluar në këtë yll qiellorë me hyrjet dhe daljet e pashpjegueshme të objekteve të paidentifikuara, i ka shkaktuar dhimbje koke dy agjencive më të mëdha të hapësirës në botë. Kështu, sateliti i NASA-s, Helioviewer “kapi” një objekt që ngjanë me raketë dhe i drejtohet Diellit. Fotografia u realizua më 13 shator 2012. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare të shpjegojë se çfarë mund të jetë ky objekt. Me pak fjalë, është një komet që e tërheq graviteti i Diellit, mbeturinë hapësinore, rrezatim kozmik, dobësi filmike e lentes të Helioviewer, rrezatim i dritës brenda indeve optike të teleskopëve, apo mos ishte diçka më e mistershme?/alb-observer.com/ Në vijim po ju paraqesim foto-dokumente të cilat vërtet janë mbresëlënës dhe zënë vend për diskutim: