Sakrifikoi veten për të shpëtuar të dashurën (VIDEO)

Ushtari amerikan Xhonatan Blank ka vdekur në masakrën e premierës së filmit Betmen në Kolorado, kur me trupin e tij e ka mbrojtur të dashurën e tij nga plumbat e sulmuesit. E dashura e tij Xhensen Jang mbiejtoi falë sakrificës së të dashurit.
Storia për dashurinë e madh ndaj të dashurës së tij Xhensen dhe herozimi i pashoq u dëgjua në gjithë botën pë rnjë kohë të shkurtë. Pa u hamendur as edhe një sekondë, në momentin kur vrasësi ka filluar të gjuajë, ai e shtyu Xhensenin për tokë dhe e mbrojti me trupin e tij.
“Me mbuloi me gjithë trupin e itj dhe më tha në vesh: Dikush po gjuan atje kah njerëzit”, spjegon Xhensen. Xhon vdiq kur vrasësi filloi të gjuajë në rendin ku ata ishin të ulur. Familja e saj pakufishëm është falënderuese për këtë akt heroik.
Sipas fjalëve të Xhensenit, Blank për dallim nga shumica e të pranishmëve menjëherë mori vesh se çka po ndodhte, kurse kur gjithçka mbaroi, atëherë vajza kuptoi se trupi i Xhonit nuk po lëvizte.
“Më dha rastin të jetoj edhe më tej”, e cila para pak kohe është shpërngulur nga Juta në Kolorado që të jetojë me të dashurin e saj Xhon, të cilin nuk e ka më./albtime