Rikthehet zëri misterioz i "Apokalipsit" në Argjentinë (VIDEO)

Zëri misterioz, i cili para disa muajsh u dëgjua në thuajse në gjithë botën, u rikthye këtë herë në Argjentinë në provincën Chubut, të Patagonisë. Shumë njerëz e quajnë atë: Zëri i Zbulesës – Apokalipsit Nga analizat e shkencëtarëve mund të shihet qartë se shumica e këtyre tingujve janë në varg që ekziston brenda intervalit infrasound, pra nuk është i dëgjueshëm për veshin e njeriut. Atë që njerëzit ndjejnë dhe dëgjojnë, është shumë e paktë. Ky zë ka frekuencë të ulët, ndërmjet 20 dhe 100 Hz i formuar nga nëntingujt shumë të dobët 0.1 deri në 15 Hz. Në gjeofizik, quhet vale akustike e gravitetit dhe formohen në atmosferën e epërme, sidomos në atmosferën e “kufijve” jonosfera. Ky fenomen mund të shkaktohet si pasoj e instalimit të sistemeve specifike të bazave ushtarak të HAARP, që ndikon në aktivitetin e saj! Ndiqni në vijim videon me zërin misterioz: