Pafundësia e gjuhës shqipe! Edhe televizioni Rumeli në Turqi në Shqip! (VIDEO)

Tashmë, kanali televiziv Rumeli që transmeton në Turqi, në emisionin e tij “Ballkani Transmeton”, i ka dedikuar një emision televiziv komunitetit shqiptar në Turqi, i cili sipas të dhënave të fundit jo zyrtare, arrin në 6 milionë. Është e mrekullueshme tek dëgjon dy bukuroshe shqiptare të belbëzojnë nga buzët e tyre fjalët e ëmbla të gjuhës shqipe, duke bashkëbiseduar me shqiptarë të tjerë të diasporës të cilët punojnë dhe jetojnë në Turqi. Kështu, sot në orën 14:00 kanali televiziv, Rumeli në emisionin “Ballkani Transmeton”, do të transmetojë në gjuhën shqipe një program kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe ngritjes së flamurit 100 vjet më parë. Drejtues të këtij emisioni do të jenë dy bukuroshet shqiptare, Mimoza Elezi dhe Klaudja Kllogjiri. Është e mrekullueshme kur shikon dhe ndjen atë frymë atdhedashurie ku shqiptarët në Stamboll dhe mbarë Turqinë do të kremtojnë këtë ditë të madhe të historisë ë kombit tonë, gjë kjo e cila ka “detyruar” televizionin Rumeli të disponojë një hapësirë në programin e tij për komunitetin shqiptar në Turqi në gjuhën shqipe./alb-observer.com/ Ndiqni në vijim pamje nga ky emiton me vlera të rralla, pasi dy bukuroshet tona të mrekullueshme shfaqen me veshje tradicionale kombëtare: