Padit gruan e tij në gjyq se ishte tepër e shëmtuar

Dihet se divorcet, kurrë nuk janë të këndshme! Por, divorci në fjalë ishte vërtetë i… “shpifur”!
Një kinez,jo vetëm që vetëm që u nda, por edhe kallëzoi gruan e tij pasi ishte e shpifur dhe përfundimisht fitoi dhe gjyqin, gjë kjo që sjellë në pah dyshimet rreth vlerës reale të fjalëve magjike Martesë dhe Dashuri! Sipas dëshmive që u dëgjuan në gjyq, Yan Feng ishte shumë i dashuruar me gruan e tij dhe jetonin të lumtur, deri në momentin kur ajo mbeti shtatzënë. Kur lindi vajza e tyre, citon alb-observer.com, filluan problemet, pasi siç pretendon Yan Feng vogëlushja e tyre ishte e shpifur deri në gradë alarmante dhe nuk i ngjante asnjërit prej prindërve!
Atëherë, Yan filloi të akuzonte gruan e tij për tradhti dhe se fëmija nuk ishte i tyre, për të mësuar përfundimisht sekretin e saj të madh: Para se ta njihte bashkëshorten e tij, ajo kishte shpenzuar 100.000 dollarë në plastik, për të rregulluar fytyrën e saj, gjë të cilën nuk ia kishte dëshmuar kurrë!
Kështu, Yan Feng depozitoi një kallëzim dhe kërkesë për divorc, duke e akuzuar se ra preh e mashtrimit të saj, duke e bindur që të martohej me të me mënyra dhe metoda mashtruese. Gjyqtari, i cli sigurisht ishte mashkull, i dha të drejtë Yan Feng dhe vendosi se gruaja e tij, duhet ta dëmshpërblejë atë me shumë e 120.000 dollarëve