Një video që do t’ju argëtojë pa masë…

Një arushë Panda i kuq që ka lindur në kopshtin zoologjik Maruyama të qytetit Hokkaido në Japoni, tashmë ka mbushur 3 muajsh. Arushi është kaq i lezetshëm saqë ka shumë kërkesa nga vizitorët, të cilët nuk duan të largohen prej andej pa e parë. Veç të tjerash, reagimet e tij kanë kaluar në Youtube, duke e bërë akoma edhe më të famshëm. Mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.