Ngjitet në Himalaje me motor! (VIDEO)

Motoçiklisti britanik Adam Riemann mesa duket nuk e njeh fjalën “rrezik”. Kjo pasi me motorin e tij ai ngjitet edhe në male. Dhe kur flasim për male, e kemi fjalën për malet më të larta në botë, për Himalaje. Në një rrugëtim të cilësuar si më i rrezikshmi në botë, rreth 4.500 km midis Nepalit dhe Indisë, mund të ndodhë gjithçka. Por motoçiklisti i guximshëm jo vetëm që nuk u ndal, por ai filmoi gjithë rrugëtimin e tij me një kamera të lëvizshme. Me pamjet e filmuara krijoi në video të vogël për të ndarë me pjesën tjetër të botës eksperiencën e tij gjatë këtij udhëtimi tejet të rrezikshëm. Ngushtica dhe poshtë humnera të thella, ura mikroskopike poshtë të cilave kalonin lumenj të rrëmbyeshëm, katarakte e shumë pengesa të tjera, të cilat Adam i kapërceu me sukses, për të kthyer ëndrrën e tij në realitet. Shikoni disa sekuenca të këtij motoçiklisti: