Mike Tramp: “Nuk i rrëzuan avionët kullat binjake!” (VIDEO)

Ish-këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon!
Tramp, e bëri publike këtë gjë, gjatë një turneu solo në Londër në 21 nëntor dhe më vonë shpjegoi se përgjigjet dhe komentet e dërguar me e-mail si dhe që i ia dërgoi Steve Mascord të Hotel Meal.
“Ajo që ndodhi më 9/11 besoj se nuk kam për ta kaluar lehtë në jetën time. Kam 250 libra për këtë çështje dhe çdo DVD që ka qarkulluar që i referohet të gjitha detajeve dhe faktorëve të analizuar të kësaj ngjarje historike për gjithë njerëzimin në mbarë botën dhe sigurisht që nuk besoj se ishin avionët shkaktarët e rrëzimit të dy kullave binjake!”, deklaroi Tramp.
Gjithashtu Tramp, citon alb-observer.com, vuri në dukje dhe një fakt tjetër shumë tronditës i cili ka kaluar në heshtje pa u komentuar nga të gjitha mediat globale duke pohua: “Është dhe diçka të cilinë shumë pak njerëz e dinë, pra në orën 17:00 të pasdites, 10 orë pas rrëzimit të dy kullave binjake u rrëzua dhe një tjetër kullë (World Trade Center) brenda 9 sekondave pa e goditur asnjë aeroplan!”.