Mesazh shumë emocionues: Nëna kurrë nuk dëshiron të shkëputet nga fëmija (VIDEO)

Dashuria e një nënë për fëmijën e saj nuk mbaron kurrë. Një ngjarje shumë emocionuese paraqitet në reklamën e motoreve. Një nënë gjatë lindjes së fëmiut të saj me qëllim që mos ta ndajë nga trupi i vet djalin e saj, nuk lejon mjekët që ta shkëpusin atë nga fryti i saj i sapo lindur, duke mos i lejuar ata që t'ia presin kërthizën. Ajo e përcjellë kështu fëmijën e saj vite të tëra duke shkuar ashtu në shkollë, duke e përcjellur edhe në toaletet e meshkujve, edhe në terrenet e futbollit e kështu me radhë. Por më në fund, djali vendos që t'i jep fund lidhjes me nënën për diçka tjetër, që ai kishte menduar se mirë do të bënte.