Genta dhe Toros, vetëm miq, apo edhe diçka më shumë?

Ish-banorja e BB5 Genta nuk ka shumë që është kthyer nga pushimet e saj të gjata, në shtetin Italian. Shëtitja e saj ishte e fokusuar kryesisht në Venezia ku është parë e shoqëruar me një tjetër ish-banorë të BB, Torosin. Vetë ky i fundit ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut shumë foto me mikeshën e tij Gentën. I kontaktuar nga gazeta “Standard”, se çfarë lidhje kanë këta dy banorë me njëri-tjetrin, ai është përgjigjur se janë thjeshtë miq. Madje sipas Torosit miqësia e tyre ka pas ekzistuar që para se Genta të futej në BB5.