Çfarë lidhje ka Princi Charles me Drakulën?

Shikon Princin Charles të Britanisë hde për një arsye të pashpjegueshme të vjen në mëndje Komi i errët i Vllahut Vland Xhepes, ose thënë ndryshe Drakula?! Përgjigjen në këtë pyetje kritike, citon alb-observer.com tenton ta jap Organizata e Turizmit të Rumanisë, që po studion mundësinë se Princi Charles të jetë pasardhës i Drakulës! Rumania vendosi ta shfrytëzoj për përfitime turistike lidhjen “farefisnore” të Charles me Drakulën. Transilvania, është një pikë referimi turistik, që çdo vit vizitojnë kështjellën e Vland “vampirit”, që sipas legjendës pinte gjakun e viktimave të tij dhe mund të transformohej në lakuriq nate. Organizata e Turizmit të Rumanisë, citon alb-observer.com, ka shpërndarë postera dhe udhëzues, si dhe ka krijuar një video ku “ndriçon” marrëdhëniet e familjes mbretërore britanike me Drakulën! Në video fletë dhe vetë princi Charles për të “shkuarën e tij të errët dhe të largët” të paraardhësve të tij. Ndërkohë, lidhjet farefisnore i kanë diktuar disa historinë në stërgjyshen e Princit Charles, Mbretëresha Maria, gruaja e Mbretit George E. Megjithatë në video Charles nuk përcakton nëse ka trashëguar ndonjë vesë të paraardhësve të tij…!/