Burri që kreu testin e shtatzënisë dhe… doli pozitiv!

Meshkujt ndonjëherë bëjnë veprime të çuditshme, thjesht për të qeshur. Por kur një prej tyre hyri në tualet dhe gjeti një test shtatzënie të pahapur të ish-të dashurës së tij, vendosi që ta përdorte. Por ja që buzëqeshja, citon alb-observer.com i ngriu në buzë, pasi testi i tregoi që ai ishte… shtatzënë! Po ishte me të vërtetë apo diçka nuk shkonte me testini? Këtë histori të çuditshme e postoi në faqen Reddit një përdorues i tij në formë komiks, pasi iu duk shumë qesharake. Por ja që rezultatet e testit nuk ishin për të qeshur. Përdoruesit e faqes i thanë se kur një mashkull bën test shtatzënie dhe del pozitiv, atëherë duhet të ekzaminohet urgjentisht për kancer. Testet e shtatzënisë janë të ndërtuara në një formë të tillë që të masin në urinë sasinë në rritje të një hormoni të caktuar (hCG). Nëse ky hormon është i rritur edhe tek meshkujt, atëherë dyshohet se mund të vuajë nga kanceri. Disa ditë më vonë, i njëjti përdorues postoi edhe një komiks tjetër ku thoshte se mashkulli në fjalë ishte një mik i tij i cili pas këtyre këshillave shkoi menjëherë tek mjeku dhe parandaloi më të keqen.