Bleona Qerreti: "Rihanna është e mrekullueshme, pastaj vjen Rita Ora" (VIDEO)

Bleona Qerreti e cila po mundohet me mish e me shpirt të kaplojë famën botërore, ka marrë pjesë në "American Music Awards" festival i cili u mbajt para pak dite. Bleona mori shumë komplimente për dukjen e saj, gjë që ja shtuan lajkat edhe më shumë në tepihun e kuq. E pyetur se cilën këngëtare dhe muzikë ka pëlqyer këtë vit ajo përmendi Rihannën, si një këngëtare të mrekullueshme, dhe tek pasi përfundoi biseda asaj iu kujtua edhe Rita Ora. Si duket Bleona e ka kuptuar gabimin, për shkak që menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes në “AMA 2012” , ajo ka publikuar intervistën në rrjetin social, Twitter duke shkruar, “ E dua Rita Orën” dhe të njëjtën ia ka komunikuar në Twitter edhe Ritës.